Politike

VIDEO- Deputetin Jurgis Çyrbja e kap e qeshura në mbledhjen online te "Ligjet", nuk lexon dot pr/ligjin

E qeshura e tij ka infektuar të gjithë deputetët që kishin hyrë në zoom. Çyrbja nuk arriti të ndalonte të qeshurën, derisa doli nga zoom.

11 Dhjetor 2023, 12:19 Nga r.ll
VIDEO- Deputetin Jurgis Çyrbja e kap e qeshura në mbledhjen online
jurgis çyrbja

TIRANË- Sot po zhvillohet mbledhja online e Komisionit të Ligjeve, ku incidenti kësaj here ndodhi nga pjesëmarrësit në zoom dhe jo nga deputetët e opozitës. Deputeti socialist Jurgis Çyrbja, i cili ishte në cilësinë e relatorit të pr/ligjit për ratifimin e marrëveshjes me Gjermaninë e kapi e qeshura dhe nuk mundi të prezantonte fare pr/ligjin.

Siç shihet nga videoja, Çyrbja ndodhet në zyrë nga ku bëri lidhjen online, me një person tjetër i cili duket se e bën të qeshë. E qeshura e tij ka infektuar të gjithë deputetët që kishin hyrë në zoom. Çyrbja nuk arriti të ndalonte të qeshurën, derisa doli nga zoom.

Më pas leximi i relacionit për Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2020 për projektin “Programi i performancës dhe investimeve në sektorin e ujërave, pjesa e dytë (infrastruktura komunale, faza V, pjesa II)” u bë nga Denisi Deliu i cili e justifikoi me 'defekt teknik' largimin e Jurgis Çyrbes nga zoom.

jurgis çyrbja

Sondazh

Poll