Bota

OKB rifillon nesër seancën urgjente për situatën në Gazë

Takimi pritet të mblidhet në orën 15:00 të martën.

11 Dhjetor 2023, 11:12 Nga r.ll
OKB rifillon nesër seancën urgjente për situatën në
keshilli i sigurimit te okb

SHBA- Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të rifillojë të martën seancën e saj urgjente për situatën në Gaza, sipas një deklarate të presidentit të OKB-së, Dennis Francis, pasi Shtetet e Bashkuara mbledhjen e fundit vendosën veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim humanitar.

Në një letër të ndarë nga presidenti i OKB-së, përfaqësuesit nga Egjipti dhe Mauritania kërkuan një takim të posaçëm të martën të Asamblesë së Përgjithshme, shkruan CNN.

Të dy përfaqësuesit kërkuan rifillimin e takimit duke thirrur rezolutën 377 të OKB-së "Të Bashkuar për Paqe", e cila thotë se OKB-ja mund të mblidhet për të bërë rekomandime kur Këshilli i Sigurimit "dështon të ushtrojë përgjegjësinë e tij kryesore për të vepruar siç kërkohet për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. " 

"Në mungesë të një armëpushimi dhe në dritën e shkeljeve të rënda të vazhdueshme të ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë ligjin humanitar dhe të të drejtave të njeriut, si dhe shkeljet e rezolutave përkatëse të Kombeve të Bashkuara... situata në territorin e pushtuar Palestinez, duke përfshirë Jerusalemin Lindor, veçanërisht në Rripin e Gazës, ka vazhduar të përkeqësohet në mënyrë dramatike”, thuhet në letrën e përbashkët. Takimi pritet të mblidhet në orën 15:00 të martën.

okb situata ne gaze

Sondazh

Poll