Bota

Libani mbyll zyrat qeveritare dhe institucionet publike në shenjë solidariteti me Gazën

Të hënën, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se identifikuan një numër sulmesh nga Libani në drejtim të Izraelit, ndërsa  vazhdon përgjatshkëmbimi i zjarrit vazhdon në kufirin mes dy vendeve.

11 Dhjetor 2023, 11:04 Nga r.ll
Libani mbyll zyrat qeveritare dhe institucionet publike në shenjë
najib mikati

BEJRUT- Libani ka mbyllur të gjitha zyrat qeveritare dhe institucionet publike në mbarë vendin në shenjë solidariteti me Gazën, sipas një deklarate të qeverisë të cituar nga media shtetërore.

"Kryeministri Najib Mikati njoftoi mbylljen në përgjigje të thirrjes globale për Gazën dhe në solidaritet me palestinezët dhe popullin tonë në Gaza dhe fshatrat kufitare libaneze", thuhet në deklaratë, raporton CNN

Të hënën, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se identifikuan një numër sulmesh nga Libani në drejtim të Izraelit, ndërsa  vazhdon përgjatshkëmbimi i zjarrit vazhdon në kufirin mes dy vendeve. Kjo vjen një ditë pasi disa ushtarë izraelitë u plagosën në Izraelin verior nga zjarri nga Libani, tha IDF

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll