Bota

Italia, Franca dhe Gjermania i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian që të vendosë sanksione ndaj Hamasit

Hamasi paralajmëroi Izraelin se asnjë peng nuk do të lirohet pa negociatat e synuara, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu u dha një ultimatum anëtarëve të Hamasit që të dorëzoheshin në vend që të vdisnin për Yahya Sinwar, udhëheqësi në Gaza.

11 Dhjetor 2023, 11:07 Nga a.l
Italia, Franca dhe Gjermania i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian
BE

ITALI- Italia, Franca dhe Gjermania i kanë kërkuar Bashkimit Evropian të vendosë sanksione të synuara ndaj Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) dhe mbështetësve të saj, sipas një letre të përbashkët të shkruar nga ministrat e jashtëm të tre vendeve drejtuar Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ne shprehim mbështetjen tonë të plotë për propozimin që bën thirrje për krijimin e një regjimi të dedikuar sanksionesh kundër Hamasit dhe mbështetësve të tij. Miratimi i shpejtë i këtij regjimi sanksionesh do të na mundësojë të dërgojmë një mesazh të fortë politik në lidhje me angazhimin e BE-së kundër Hamasit dhe solidaritetin tonë me Izraelin", shkruhej në letër. 

Hamasi paralajmëroi Izraelin se asnjë peng nuk do të lirohet pa negociatat e synuara, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu u dha një ultimatum anëtarëve të Hamasit që të dorëzoheshin në vend që të vdisnin për Yahya Sinwar, udhëheqësi në Gaza. Për më tepër, në ditën e 65-të të luftës, OKB-ja dhe organizatat e saj sulmuan edhe një herë Izraelin për situatën humanitare në Rripin e Gazës që sipas tyre është afër "katastrofës" humanitare. Gjysma e popullsisë, sipas zëvendësdrejtorit të Programit Botëror të Ushqimit, Carl Skau, "po vdes nga uria".

 

sanksione lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll