Bota

Rastësia 'mbreti' i botës! Punonjësit e hotelit në Paris gjejnë një unazë diamanti në fshesën me korrent

Gazeta tha se unaza ishte me vlerë rreth 750,000 euro, ose më shumë se 800,000 dollarë.

11 Dhjetor 2023, 08:24 Nga a.l
Rastësia 'mbreti' i botës! Punonjësit e hotelit në
Paris

PARIS- Keni humbur një unazë diamanti shumë të shtrenjtë? Provoni të kontrolloni fshesën me korrent. Kështu bënë punonjësit e hotelit luksoz Ritz në Paris dhe patën fat.

Gazeta Le Parisien raportoi të dielën se një mysafir malajzian i hotelit denoncoi në polici të premten duke pretenduar se unaza me diamantë u zhduk nga dhoma e saj. Gazeta tha se unaza ishte me vlerë rreth 750,000 euro, ose më shumë se 800,000 dollarë, shkruajnë mediat e huaja.  Ritz Paris nuk publikoi detaje rreth unazës apo klientit, por tha se unaza ishte gjetur të dielën.

“Falë kërkimeve të përpikta nga agjentët e sigurisë në Ritz Paris, unaza u gjet sot në mëngjes në një qese fshesë me korrent. Klienti ynë është i lumtur me lajmet,” tha hoteli në një deklaratë.

 

paris

Sondazh

Poll