Aktualitet

Gruaja fuste kanabis në qeli duke e fshehur në vende intime, zbulohen emrat e 8 punonjës të pezulluar të burgut në Fushë-

3 Nëntor 2019, 16:00 Nga DOSJA
Gruaja fuste kanabis në qeli duke e fshehur në vende intime, zbulohen

TIRANË- Pas zbulimit të një gruaje që fuste drogë për burrin në burgun e Fushë-Krujës, duke e fshehur në vende intime, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka pezulluar nga detyra 9 policë.

Sipas informacioneve mësohet se hetimi për ketë çështje kishte nisur prej muajsh dhe është mësuar se Shkëndije Rama ishte personi që fuste lëndën narkotike në burg për burrin e saj, të dënuar Isuf Rama.

Burgjet pas zbulimit të këtij rasti kanë pezulluar nga detyra 8 punonjës të cilët kanë në qenë në zinxhirin e kontrolleve të vizitorëve në burgje.

Policët e burgjeve që janë pezulluar

Besim Alcani, i datëlindjes 18.06.1968, lindur në Lezhë e banues në Tiranë, me detyrë specialist i regjimit të jashtë;

Sehate Xhelili, e datëlindjes 25.02.1964, lindur në Dibër e banuese në Tiranë, me detyrë kontrollore e familjareve;

Lumturie Çela, e datëlindjes 31.03.1961, lindur e banuese në Fush Krujë, me detyrë kontrollore e familjareve.

Lutfi Stafuka, i datëlindjes 16.04.1964, lindur e banues në Fush Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;

Admir Dragusha, i datëlindjes 18.07.1979, lindur e banues në Fush Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;

Orgest Kallaku, i datëlindjes 07.07.1986 lindur e banues në Fushë Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;

Dede Planasi, i datëlindjes 10.11.1968, lindur e banues në Fushë Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;

8-Lirim Celami, i datëlindjes 21.01.1973, lindur e banues në Krujë, me detyrë. Punonjës policie në regjim të brendshëm.

Një grua që fshihte drogën në vendet intime është zbuluar sot në Fushë-Krujë. Kjo skemë e zbuluar për shpërndarje hashashi në burgun e Fushë Krujës, ka vënë në “arrest shtëpiak” gruan dhe burri i saj ka marrë një masë tjetër “arrest në burg”. I dënuari Rama shiste hashash në burg tek të dënuarit e tjerë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i fushe krujes hashash ne burgun e fushekrujes isuf rama kanabis ne vende intime shërbimi i kontrollit të brendshëm të burgjeve shkëndije rama burgu i fushe krujes hashash ne burgun e fushekrujes isuf rama kanabis ne vende intime shërbimi i kontrollit të brendshëm të burgjeve shkëndije rama

Sondazh

Poll