Aktualitet

Rikthehen reshjet e borës në juglindje të vendit, zbardhet Dardha dhe Voskopoja

Në aksin rrugor Korçë – Kapshticë ka rreshje me intensitet të ulët, ndërsa në terren ka borëpastruese që po bëjnë të mundur pastrimin dhe kriposjen e të gjitha zonave. 

10 Dhjetor 2023, 16:56 Nga r.ll
Rikthehen reshjet e borës në juglindje të vendit, zbardhet Dardha
foto ilustruese

KORÇË- Prej dy ditësh moti i keq ka përfshirë sërish vendin, duke sjellë reshje shiu dhe dëbore. Në fshatin turistik të Dardhës janë regjistruar reshje me intensitet të lartë, të cilat vijojnë ende, ndërsa trashësia e dëborës ka shkuar rreth 5 cm.

Në aksin rrugor Korçë – Kapshticë ka rreshje me intensitet të ulët, ndërsa në terren ka borëpastruese që po bëjnë të mundur pastrimin dhe kriposjen e të gjitha zonave. 

Edhe në zonën e Voskopojës kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Aktualisht nuk ka probleme në qarkullim apo ndërprerje të energjisë elektrike.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll