Aktualitet

Inceneratori i Tiranës/ Kompjuteri i Klodian Zotos zbërtheu lidhjet e tij me Bllakon dhe zyrtarë të tjerë

Gjykata e Posaçme lëshoi 15 masa sigurimi, sipas kërkesës së SPAK dhe vuri në arrest zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Mjedisit, mes të cilëve sërish ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm Alqi Bllako.

10 Dhjetor 2023, 16:46 Nga r.ll
Inceneratori i Tiranës/ Kompjuteri i Klodian Zotos zbërtheu lidhjet e
klodian zoto

TIRANË- Kompjuteti i biznesmenit Klodian Zoto ka qenë një element kyç në punën e SPAK për zbërthimin e lidhjeve të tij me zyrtarët e Ministrisë së Mjedit dhe jo vetëm.

Gjykata e Posaçme lëshoi 15 masa sigurimi, sipas kërkesës së SPAK dhe vuri në arrest zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Mjedisit, mes të cilëve sërish ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm Alqi Bllako.

Duke iu referuar emaileve të shtetasit Klodian Zoto, SPAK thotë se gjeti lidhje mes Bllakos dhe Zotos. Lidhje këto të konfirmuara dhe nga dëshmia e shtetasit Vladimir Bezhani, që sipas hetimeve rezulton të ketë qenë këshilltar i jashtëm i ish-ministrit Lefter Koka, dhe në të njëjtën kohë punonjës në kompaninë e Zotos. Sipas TvKlan, punën në këtë kompani ai thotë se ia kishte gjetur ish-Sekretari i Përgjithshëm, Alqi Bllako.

“Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako me ka sugjeruar që të isha këshilltar i jashtëm i minisrit, por duke qenë se nuk do paguhesha nga Ministria, ai më tha që për të marr pagën, do më punësonte tek shoqëria e Klodian Zotos, “Integrated Technology Servises” Sh.p.k. ku dhe jam punësuar nga 2014 deri në 2021. Deri në 2017 unë nuk kam pasur kontratë. Kontratën e kam lidhur pasi përfundoi procedura e dhënies së inceneratorit”, ka dëshmuar ai.

Të dhënat e emaileve, sipas SPAK tregojnë se si shkresat dhe kthim përgjigjet për Ministritë e tjera, apo Bashkinë përpiloheshin dhe konsultoheshin me Klodian Zoton nga ana e zyrtarëve që ishin pjesë e komisionit të përzgjedhës. Të njëjtat emaile konfirmojnë edhe se pas kompanisë që fitoi koncensionin qëndronte Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, ky i fundit duke bërë dhe sugjerime për projektin që çuan në rritjen e kostove.

Teksa SPAK avancoi me hetimet, përfaqësuesit ligjor të kompanisë që po kryente punimet për inceneratorin e Tiranës, Integrated Energy Bv SPV, i janë drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë dhe kërkojnë lirimin nga sekuestro. Të hënën në orën 10:30, Gjykata e Posaçme do të zhvillojë seancën për masën e sigurisë për 15 të hetuarit, disa prej të cilëve më herët kanë mohuar akuzat.

inceneratori i tiranes klodian zoto

Sondazh

Poll