Aktualitet

Pronari dhe kamerieri në Elbasan arrestohen në flagrancë, vendosnin baste sportive në celular

Nga ana tjetër policia ka shpallur në kërkim një kamarier tjetër të biznesit K.XH 22 vjeç i cili dyshohet se ka organizuar bastet sportive të ambientet e lokalit. 

10 Dhjetor 2023, 12:11 Nga h.k
Pronari dhe kamerieri në  Elbasan arrestohen në flagrancë,
Foto nga arrestimi

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar pronarin dhe kamarierin e një biznesi, të cilët u kapën në flagrancë duke vendosur baste sportive.

61-vjeçari L.K dhe 31-vjeçari D.P, u vendosën në pranga pasi në telefonin e tyre u gjetën faqe të paligjshme të lojërave të fatit. Nga ana tjetër policia ka shpallur në kërkim një kamarier tjetër të biznesit K.XH 22 vjeç i cili dyshohet se ka organizuar bastet sportive të ambientet e lokalit. Uniformat blu kanë sekuestruar 3 celularë dhe i kanë marrë si provë  materiale për në gjykatë. 

NJOFTIMI I POLICISË:

U kapën në flagrancë në lokal, duke vënë baste sportive, me celularë, vihen në pranga 2 shtetas. Njëri prej tyre pronar i lokalit, ndërsa tjetri kamarier i punësuar më mënyrë të paligjshme. Punohet për kapjen e një shtetasi tjetër (i punësuar më parë në këtë lokal), pasi rezultoi se organizonte baste sportive në ambientet e lokalit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të kontrolleve në zbatim të planit operacional për parandalimin, dokumentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, bazuar në inteligjencën informative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të  organizimit të lojërave të fatit, në lokal. Për këtë rast, shërbimet e Policisë vunë në pranga për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i lojërave të fatit në kundershtim me ligjin”, shtetasit:

61 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap në flagrancë në lokalin e tij në lagjen “Kala”, duke vënë baste sportive nëpërmjet celularit;

31 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap në këtë lokal duke vënë baste sportive nëpërmjet celularit. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi punonte kamarier në këtë lokal dhe nuk ishte i regjistruar në organet tatimore.

Gjithashtu, rezultoi se shtetasi 22 vjeç, banues në Elbasan, i  punësuar më parë në këtë lokal, organizon baste sportive në ambientet e lokalit. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

kapen me baste te paligjshme

Sondazh

Poll