Aktualitet

"Pse s'më hap rrugën"/ Konflikt brenda lokalit në Korçë, plagoset me armë zjarri 33-vjeçari, lëndohet një tjetër (EMRAT)

U bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

10 Dhjetor 2023, 10:10 Nga A.B
"Pse s'më hap rrugën"/ Konflikt brenda lokalit në
Policia

KORÇË- Igli Hoti ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Korçë. 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 3, Korçë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, midis disa personave, të nisur më herët në ambientet e një lokali dhe më pas jashtë ambienteve të tij, ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri Igli Hoti, 33-vjeç dhe i dëmtuar me mjete të forta Artan Qeshori të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Traumës Tiranë. 

Raportohet se disa persona kanë qenë të dehur, janë zënë “pse smë hap rrugën” në dalje të lokalit, janë takuar më pas në trekëndëshi dhe njëri ka nxjerrë armën dhe e ka plagosur 33-vjeçarin.

Shërbimet e Policisë, kanë shoqëruar në ambientin e Komisariatit dhe po marrin në pyetje, persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen. Si rezultat i veprimeve të para hetimore u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

plagosje me arme ne korce korce igli hoti

Sondazh

Poll