Aktualitet

Zjarr në një lokal në Vlorë, nuk regjistrohen të lënduar ka vetëm dëme materiale

Nga zjarri janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ku policia po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit. 

10 Dhjetor 2023, 10:59 Nga h.k
Zjarr në një lokal në Vlorë, nuk regjistrohen të
Foto ilustruese

VLORË- Në mbrëmjen e djeshme në fshatin Kotë në Selenicë të Vlorës një lokal është përfshirë nga flakët. Biznesi në pronësi të 52-vjeçarit D.K është djegur në pjesën e brendshme të ambientit, ku nuk është rregjistruar asnjë i lënduar.

Nga zjarri janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ku policia po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit. 

NJOFTIMI I POLICISË

Sot, gjatë natës, në fshatin Kotë, Selenicë, ka rënë zjarr në brendësi të një lokali, në pronësi të shtetasit D. K., 52 vjeç, ku janë shkaktuar dëme materiale.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

zjarr ne vlore

Sondazh

Poll