Aktualitet

VIDEO/ Grabitje në Tiranë, forcat 'Shqiponja' arrestojnë 17-vjeçarin, shpallet në kërkim bashkëpuntori

Pas ngjarjes autorët janë larguar me shpejtësi, por arratia e njërit prej tyre nuk zgjati shumë, ndërsa vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit.

10 Dhjetor 2023, 09:39 Nga A.B
VIDEO/ Grabitje në Tiranë, forcat 'Shqiponja'
Momenti i arrestimit

TIRANË- Policia ka vënë në pranga një të mitur, i cili së bashku me një tjetër nën kërcënimin e një arme lodër u kanë marrë një shumë parash dy personave në Tiranë. Pas ngjarjes autorët janë larguar me shpejtësi, por arratia e njërit prej tyre nuk zgjati shumë, ndërsa vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit.

Policia ka sekuestruar shuma të parave, të dyshuara si të vjedhura, pistoleta imituese, dhe biçikleta të cilën autorët kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

I vodhën nën kërcënimin e një pistolete imituese, një shumë parash, dy shtetasve, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Sekuestrohet shuma e parave, e dyshuar e vjedhur, pistoleta imituese, dhe biçikleta të cilën autorët kanë përdorur për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit ditën e djeshme, në sheshin "Skënderbej", rreth orës 03:20, dy persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e një arme, i kishin vjedhur një shumë parash dy shtetasve dhe më pas ishin larguar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" u kap njëri prej autorëve të dyshuar, një 17-vjeçar, banues në Tiranë. Gjithashtu, vijon puna për kapjen e një 17-vjeçari tjetër, bashkëpunëtor i tij.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se dy të miturit, janë autor të dyshuar edhe të vjedhjes së një shume parash, në një farmaci në rrugën "Asim Zeneli". në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave, e dyshuar e vjedhur, pistoleta imituese, dhe biçikleta të cilën autorët kanë përdorur për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestim ne tirane

Sondazh

Poll