Aktualitet

DETAJE/ "Ulu policia", grabitësit hynë në banesën e të moshurave dhe prezantuan si efektivë

Fqinjët kanë dëgjuar britmat dhe të alarmuar kanë njoftuar policinë.

9 Dhjetor 2023, 21:17 Nga r.ll
DETAJE/ "Ulu policia", grabitësit hynë në banesën
foto nga vendngjarja

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga tentativa për grabitje në një banesë mbrëmjen e sotme në fshatin Prush në Tiranë. 

Mësohet se grabitësit kanë hyrë në shtëpinë e Gim Himës, ku jetonin dy të moshuar. Ata janë prezantuar si efektivë policie duke bërtitur "Ulu policia", dhe më pas kanë filluar grabitjen.

Fqinjët kanë dëgjuar britmat dhe të alarmuar kanë njoftuar policinë. Ende nuk dihet se nëse dhe çfarë kanë grabitur në banesë pasi dy të moshuarit janë ende te tronditur nga ngjarja.

Ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e kryeqytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tyre.

tentative per grabitje ne tirane

Sondazh

Poll