Aktualitet

Tentativa për grabitje, reagon policia: Ishin tre persona, janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e Tiranës

Sipas njoftimit në momentin që efektivët i janë afruar afër banesës, tre personat e armatosur, kanë qëlluar me armë ndaj tyre, dhe policia është kundërpërgjigjur. 

9 Dhjetor 2023, 20:41 Nga r.ll
Tentativa për grabitje, reagon policia: Ishin tre persona, janë
foto nga vendngjarja

TIRANË- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me grabitjen e mbetur në tentativë mbrëmjen e sotme në një banesë në fshatin Prush të Tiranë, ku dhe u shkëmbye zjarr mes efektivëve dhe autorëve. 

Sipas njoftimit në momentin që efektivët i janë afruar afër banesës, tre personat e armatosur, kanë qëlluar me armë ndaj tyre, dhe policia është kundërpërgjigjur.  Pronari i banesës ishte Gim Hima. 

Mësohet se janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

NJOFTIM I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.12.2023, rreth orës 19:13, në fshatin Prush, përballë ambulancës, në banesën e shtetasit G. H., janë futur disa persona, të armatosur.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe në momentin që janë afruar afër banesës, tre personat e armatosur, kanë qëlluar me armë ndaj tyre. Policia është përgjigjur me armë ndaj tyre.

Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

tentative per grabitje ne tirane

Sondazh

Poll