Aktualitet

I ofroi para policit që të shamngte gjobën, procedohet 28-vjeçari në Fier

Policia ndaloi për verifikim 28-vjeçarin, pasi u konstatua duke drejtuar një automjet me xhama të zinj. Pas kësaj i riu i ka ofruar policit një shumë parash që të mos i vinte gjobë. 

9 Dhjetor 2023, 15:46 Nga r.ll
I ofroi para policit që të shamngte gjobën, procedohet
foto ilustruese

FIER- Një 28-vjeçar në qytetin e Fierit është proceduar penalisht pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore me qëllim shmangien e gjobës.

Policia ndaloi për verifikim 28-vjeçarin, pasi u konstatua duke drejtuar një automjet me xhama të zinj. Pas kësaj i riu i ka ofruar policit një shumë parash që të mos i vinte gjobë. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier/Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative, procedohet penalisht 28-vjeçari.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Fier kanë ndaluar për verifikim, automjetin me drejtues shtetasin M. R., pasi është konstatuar duke drejtuar një automjet me xhama të zinj.

Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar atij një shumë parash.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për shtetasin M. R., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

policia e fierit

Sondazh

Poll