Aktualitet

Edit Shkreli emërohet gjyqtarja e parë shqiptare në SHBA, Adriatik Lapaj: Krahas flamurit amerikan ishte dhe shqiptari, u këndua himni kombëtar

Në një postim në Facebook, Lapaj shkruan se Shkreli është shqiptarja e parë që emërohet gjyqëtare në SHBA.

9 Dhjetor 2023, 15:57 Nga I.A
Edit Shkreli emërohet gjyqtarja e parë shqiptare në SHBA,
Edit Shkreli dhe Adriatik Lapaj

SHBA- Kryetari i Lëvizjes 'Shqiëria Bëhet' Adriatik Lapaj ka deklaruar se emërimi i Edit Shkrelit si gjyqëtare në SHBA ëstë ditë e shënuar për shqiptarët. Në një postim në Facebook, Lapaj shkruan se Shkreli është shqiptarja e parë që emërohet gjyqëtare në SHBA. Po ashtu ai vuri në dukje dhe vendimin e Shkrelit që në ceremoninë e betimit, të ishte dhe flamuri shqiptar dhe i Kosovës. 

Postimi i Plotë:

Në New York ishte një ditë e shënuar për ne shqiptarët. Një nga bijat e vendit tonë u emërua gjyqtarja e parë në historinë e gjyqësorit aty. Edit Shkreli në ceremoninë e emërimit ishte kujdesuar të theksonte nga i ka rrënjët. Aty krahas flamurit amerikan nuk mungoi flamuri jonë dhe ai i Kosovës. U këndua himni kombëtar dhe ceremonia u mbyll me këngën e Vaçe Zelës "Rrjedh në këngë e ligjërime". Edit është shoqja ime. U ndjeva shumë krenar për arritjen e saj. U ndjeva shumë krenar se si personalitetet më të larta të shtetit të New York-ut dhe gjyqësorit aty, në fjalën e tyre lartësuan virtytet e saj. Shkëlqefsh Edit!

adriatik lapaj edit shkreli

Sondazh

Poll