Aktualitet

Urdhërarrestet e SPAK për Inceneratorin e Tiranës, zbatohen masat e sigurisë, 4 në pranga

Mësohet se në pranga kanë rënë Namik Simixhiu, Taulant Tushe, Bledar Karoli dhe Jetmir Llapaj.

9 Dhjetor 2023, 10:10 Nga I.A

Urdhërarrestet e SPAK për Inceneratorin e Tiranës, zbatohen masat

TIRANË- Nga 15 urdhërarrestet e dhëna nga GJKKO për inceneratorin e Tiranës, deri më tani janë ekzekutuar nga SPAK vetëm 4. Mësohet se në pranga kanë rënë Namik Simixhiu, Taulant Tushe, Bledar Karoli dhe Jetmir Llapaj. Ndërkohë që Erjon Murataj ndodhet jashtë vendit dhe është shpallur në kërkim.

Arrest në burg është kërkuar për Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, Erjon Muratajn, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Jetmir Llapaj. Ndërsa arrest shtëpie është kërkuar për Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sidita Tola.

spak ne bashkine tirane taulant tushe namik simixhiu bledar karoli jetmir llapaj

Sondazh

Poll