Aktualitet

Merr flakë makina në Fier, shoferi shpëton mrekullisht, largohet nga mjeti para se të shkrumbohej

Djegia e makinës ka shkaktuar radhë të gjatë automjetesh për shkak të bllokimit të qarkullimit.

9 Dhjetor 2023, 14:25 Nga a.l
Merr flakë makina në Fier, shoferi shpëton mrekullisht, largohet
Foto ilustruese

FIER- Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flaket pak minuta më parë në aksin ‘Fier- Fermë-Çlirim’.  Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët zjarrfikës të cilët kanë bere të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë që automjeti është shkrumbuar totalisht, drejtuesi i mjetit sapo ka pikasur flakët ka dalë menjëherë duke i shpëtuar rrezikut.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një direkt elektrik. Djegia e makinës ka shkaktuar radhë të gjatë automjetesh për shkak të bllokimit të qarkullimit.

merr flake makina ne fier

Sondazh

Poll