Bota

Dyshohet se pastroi mbi 1 milion euro përmes bizneseve fiktive, vihet në pranga zyrtari në Kosovë

Sipas Policisë, vlera e parave që dyshohet se janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1 milion euro. Veprat dyshohet se janë kryer gjatë viteve 2019-2023. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

9 Dhjetor 2023, 09:19 Nga a.l
Dyshohet se pastroi mbi 1 milion euro përmes bizneseve fiktive, vihet
Policia e Kosovës

KOSOVË- Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona në Mitrovicë, njëri prej tyre zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës, të cilët dyshohen se në bashkëpunim kanë kryer veprat penale “Pastrim parash” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit”.

Sipas Policisë, vlera e parave që dyshohet se janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1 milion euro. Veprat dyshohet se janë kryer gjatë viteve 2019-2023. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“SHPËRLARJE E PARAVE & KEQPËRDORIM I POZITËS APO AUTORITETIT – Mitrovicë 2019-2023. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri zyrtar i ATK-së), të cilët dyshohen që në bashkëpunim kanë kryer veprat në fjalë. Vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1, 000.000 (një milion) €. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh. 

policia e kosoves

Sondazh

Poll