Bota

Përplasje me armë zjarri mes bandës kriminale dhe banorëve të qytetit në Meksikën qendrore, vriten 11 persona

Ministria e sigurisë bëri me dije se 8 nga të vrarët në përleshjen në Texcaltitlan, një qytet që ndodhet rreth 65 km larg kryeqytetit të shtetit, dyshohet se ishin të lidhur me aktivitete kriminale dhe tre ishin anëtarë të komunitetit. 

9 Dhjetor 2023, 07:56 Nga a.l
Përplasje me armë zjarri mes bandës kriminale dhe banorëve
Foto ilustruese

MEKSIKË- Një përplasje me armë zjarri mes anëtarëve të një bande dhe banorëve të një qyteti të vogël bujqësor, ka tronditur Meksikën qëndrore, pasi 11 persona kanë mbetur të vrarë, shkruajnë mediat e huaja. 

Ministria e sigurisë bëri me dije se 8 nga të vrarët në përleshjen në Texcaltitlan, një qytet që ndodhet rreth 65 km larg kryeqytetit të shtetit, dyshohet se ishin të lidhur me aktivitete kriminale dhe tre ishin anëtarë të komunitetit. 

Policia e Shtetit tha se po punon me Gardën Kombëtare dhe autoritetet e tjera për të dhënë më shumë detaje mbi ngjarjen. Mediat lokale thanë se persona të armatosur që i përkisnin Familia Michoacana, një kartel droge i dënuar për masakrën e 20 personave në shtetin fqinj Guerrero vitin e kaluar, kishin mbërritur në fshat duke kërkuar nga fermerët vendas të paguanin tarifat e zhvatjes.

Kartelet e drogës në Meksikë janë të njohur për zhvatjen e parave nga bizneset duke përdorur kërcënime për dhunë dhe karteli i drogës Familia Michoacana ka qenë aktiv në rajon prej vitesh.

te shtena me arme ne meksike

Sondazh

Poll