Politike

I 'besuari' i Veliajt, kush është Taulant Tusha, drejtori në Bashkinë e Tiranës që u arrestua për aferën e Inceneratorëve

Por aq sa i rëndësishëm në bashkinë Tiranë, po ashtu Tusha është nja nga drejtorët e Veliajt më të kallëzuar penalisht. 

8 Dhjetor 2023, 22:36 Nga I.A
I 'besuari' i Veliajt, kush është Taulant Tusha, drejtori
Taulant Tusha

TIRANË- Taulant Tusha është drejtori i Punëve Publike në bashkinë e Tiranës, që u vu në pranga mbrëmjen e sotme nga SPAK, për aferën e Inceneratorit të Tiranës. Tusha njihet ndryshe si krahu i djathtë i kryebashkiakut Erion Veliaj. Por aq sa i rëndësishëm në bashkinë Tiranë, po ashtu Tusha është nja nga drejtorët e Veliajt më të kallëzuar penalisht. 

Kush është Taulant Tusha?

Taulant Tusha ka qenë pjesë e PS-së që nga dita e parë e pushtetit. Fillimisht Tusha mbante postin e Drejtorit të Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë për Çështje Sociale dhe Rinisë, të drejtuar nga Erion Veliaj asokohe. Por sapo Veliaj u zgjodh kryebashkiak i Tiranës, Tusha u emërua Drejtor i Punëve Publike në Bashki. Pas kësaj Tusha ka drejtuar dhe Bordin Drejtues të Ujësjellësit të Tiranës. Por në vitin 2016, në momentin që u krijua Komisioni për koncesionin e mbetjeve, tusha ishte i dërguari i Veliajt. 

Kallëzimet penale kundër Tushës

Taulant Tusha është kallëzuar penalisht për çështjen e inceneratorit të Tiranës, nga përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Hetimor Parlamentar, të ngritur për aferën e Djegësve. Po ashtu, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka Taulant Tushën në listën prioritare të të kallëzuarve për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar. Gjithashtu, përfaqësues të opozitën kanë kallëzuar Taulant Tushën, si një ndër personat përgjegjës për faturën e fryrë financiare për ndërtimin e shkollës së mesme “Sami Frashëri”. 

taulant tusha erion veliaj

Sondazh

Poll