Politike

Paralajmëron Rama: Është Republika e Shqipërise dhe jo Prokurorëve e Gjykatëse, vërtet jeni pushtet i pavarur por... 

Ai theksoi se duhet që të mendojnë se çfarë do bëjnë që gjyqësori të rrisë profesionalizmin.

8 Dhjetor 2023, 17:39 Nga I.A
Paralajmëron Rama: Është Republika e Shqipërise dhe jo
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar prokurorët dhe gjykatësit ditën e sotme. Në kongresin e PS-së, Rama ka deklaruar se pushteti gjyqësor vërtet është pushtet i pavarur, por vendi nuk është Republika e tyre por e Shqipërisë. Ai theksoi se duhet që të mendojnë se çfarë do bëjnë që gjyqësori të rrisë profesionalizmin. Po ashtu Rama u shpreh se ka dhe dy pushtete të tjera që nuk varen nga gjyqësori.

“Ka ardhur koha të bëjmë shumë më tepër me vetën dhe pastaj përmes PS për ta nxitur dhe ndihmuar drejtësinë e re, që e para të shtrihet në gjithë organizimin e sistemit të drejtësisë, se SPAK dhe GJKKO janë një dy km larg në distancë nga prokuroria e Tiranës psh, Këtu u fol për 21 janarin, 21 janari është peng i drejtësisë së vjetur. Nuk ka vajtur drejtësia e re tek prokuroria e Tiranës. 21 janari është i mbyllur në ato sëndukët e maskarenjve të Shqipërisë qysh nga viti 1912 që penguan, sabotuan dhe rrëzuan këdo që tentoi ti bënte gjërat pak më ndryshe. Imagjinoni prokuroritë e tjera në çfarë gjendje janë.

Në duhet të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë ne që drejtësia të rrisë profesionalizimin e saj. Drejtësia evropiane është në çdo rast garantë e shtetit ligjor, garantë e lirive dhe të drejtave kushtetuese të çdo individi, për fshirë edhe gjykatësit dhe prokurorët të cilët kurrsesi nuk duhet të ndihen dhe jo më pastaj të bëhen një pushtet që ndihet i pakontrolluar dhe i pa balancuar nga asnjë mekanizëm kushtetues dhe ligjor. Kjo është Republika e Shqipërisë dhe jo Republika e Prokurorëve dhe gjykatëse. Janë një pushtet i pavarur nga parlamenti dhe qeveria, por nuk janë i vetmi pushtet i pavarur i kësaj republike, e cila ka edhe dy pushtete të pavarura që nuk varen nga pushteti gjyqësor në vendimmarrjen e tyre dhe as nuk japin llogari pushtetit gjyqësor për ushtrimin e kompetencave të tyre kushtetuese dhe ligjore. Kështu funksionin drejtësia evropiane dhe kjo është panorama e të ardhmes që ne duhet të punojmë bashkë që drejtësia e re të bëhet një drejtësi evropiane”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll