8 Dhjetor 2023, 20:24
Nga h.k
Sali Berisha
TIRANË-Berisha: 8 dhjetori dita më e rëndësishme pas Pavarësisë. Studentët vendosën të ngrihen për pluralizmin
Berisha: Mirëmbrëma dhe gëzuar ditën tuaj.
Dua t’ju garantoj se kjo ditë është dita më e rëndësishme pas Pavarësisë së Shqipërisë, në historinë tonë të lirisë. Është një ditë kur bashkëmoshatarët tuaj 33 vite më parë ndan epokat, ndan sistemet, ditë, atyre u takoi ky mision historik.
Nuk ndodh shpesh ndoshta edhe në një jetë njeriu, por gjeneratës së të rinjve të vitit 1990 u takoi ky mision ky fat dhe ata u treguar në lartësinë e guximit njerëzor, në lartësinë e ëndrrave të tyre të lirisë, por me një dallim shumë thelbësor nga ju që keni lindur dhe jeni rritur në një epokë lirie, ata djem dhe vajza nuk kishin jetuar një ditë të vetme në liri apo në një vend të lirë. Dhe kjo është shumë e veçantë.
Do tu them një eksperiencë timen personale.
Unë dilja jashtë shtetit në ato kongreset e kardiologëve, por a e dini ju se unë ngado që shkoja nuk ndihesha i lirë.
I tillë ishte formimi ynë në raport me lirinë dhe megjithatë, ishin moshatarët tuaj që 33 vite më parë, studentë, vendosën të ngrihen për pluralizmin të cilin ata nuk e njihnin se çfarë është.
Të ngrihen kundër diktaturës si e keqja më e madhe që mund të kapë një komb për një sistem tjetër që ata nuk e kishin jetuar asnjë ditë.
Të ngrihen në një akt guximi sublim sepse diktatura edhe në atë kohë nuk kursente breshëritë e kallashnikovëve mbi gjokset e të rinjve, të cilët niseshin për të kaluar kufirin pasi u hoq ligji i tradhtisë së lartë për arratisje.
Kështu që ajo ditë është në kuptimin më të mirëfilltë të fjalës, pas pavarësisë së vendit, dita më e shënuar në lirinë e shqiptarëve.
sali berisha 8 dhjetor
Politike
8 Dhjetor 2023, 19:18
h.k
Sali Berisha
TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike ka bërë komente në lidhje me fjalën e Kryeminstrit Edi Rama...
Politike
8 Dhjetor 2023, 19:13
h.k
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha pasditen e sotme gjatë një konference për mediat komentoi Kongresin e Partisë Soc...
Politike
8 Dhjetor 2023, 18:48
h.k
Sali Berisha
TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike u ndal pasditen e sotme në konferencën për shtyp te fjalimi i Kry...
Politike
8 Dhjetor 2023, 18:38
h.k
Sali Berisha
TIRANË- Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka komentuar ditën e sotme fjalimin e Kryeminstrit Edi Rama në Kongresin...
Politike
8 Dhjetor 2023, 18:19
h.k
Sali Berisha
TIRANË- Sali Berisha Kryetari i Partisë Demokratike, pasditen e sotme u ndal në komente ndaj fjalimit të Kryeministrit Edi...
Politike
8 Dhjetor 2023, 18:27
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në pranverë do të mbahet Kongresi zgjedhor i PS-së. Në Kongresin ...
Politike
8 Dhjetor 2023, 18:07
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nga viti ardhshëm, pensioni i pensionistëve do të kalojë në bankë...
Politike
8 Dhjetor 2023, 17:53
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar socialistët që kanë detyra shtetërore që të mos e e sh...
Politike
8 Dhjetor 2023, 17:39
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar prokurorët dhe gjykatësit ditën e sotme. Në kongresin e PS-s&eum...
Politike
8 Dhjetor 2023, 17:23
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur i bindur se askush nuk do të vonojë anëtarësimin e Shqipërisë n&eum...