Politike

"I premtoi penisionistëve asistent dixhital"/ Berisha pas Kongresit të PS: Nuk është ky halli i tyre

Berisha ironizoi planin e Kryeministrit se do t'i sigurojë pensionistëve një asisten dixhital, duke thënë se kjo nuk është nevoja e tyre. 

8 Dhjetor 2023, 18:19 Nga h.k
"I premtoi penisionistëve asistent dixhital"/ Berisha pas
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha Kryetari i Partisë Demokratike, pasditen e sotme u ndal në komente ndaj fjalimit të Kryeministrit Edi Rama. Ai tha se Rama nuk foli asnjë fjalë për qytetarët, të rinjtë, gratë dhe pensionistët.

Berisha ironizoi planin e Kryeministrit se do t'i sigurojë pensionistëve një asistent dixhital, duke thënë se kjo nuk është nevoja e tyre. 

BerishaSapo përfundoi fjalën tërkuzë, të denjë për maturën e Venezuelës, Edi Rama, i cili u foli shqiptarëve nga satelitët Albania 1, Albania 2, me zotimin solemn se do t’u vjedhim më shumë, do t’u mashtrojmë më shumë dhe do përzëmë më shumë nga ky vend. Fëmijët, të rinjtë, shqiptarët, nxënësit, rinia që priste nga ky Kuvend, nga ky Kongres i Partisë së Krimit, të dëgjonte një fjalë, konstatoi se ata nuk ekzistonin në fjalorin e liderit global të 1 prillit, që mbajti një fjalim sikur kishte kaluar tërë natën nën efektin e drogave të forta.

Sikur ishte ngjitur diku dhe nuk ekzistonin qytetarët, nuk ekzistonin të rinjtë, nuk ekzistonin bizneset, nuk ekzistonin gratë shqiptarë, nënat, motrat. Sikur problemi numër 1 i pensionistëve ishte shërbëtori i rremë dixhital që do u ofronte Edi Rama. A ka njeri me fakultete mendore normale që mund të ketë kurajo të dalë përpara qytetarëve shqiptarë me një fjalim të tillë.

sali berisha

Sondazh

Poll