Aktualitet

“Më kanë rrahur, më çuan tek 5-a”, fqinjët i presin ujin 79-vjeçares së vetmuar

Rasti i radhës në “Stop” ka të bëjë me 79-vjeçaren Eftali Qosja, e cila jeton e vetme në zonën e “21 Dhjetorit”, në katin e dytë të një pallati.

8 Dhjetor 2023, 21:38 Nga h.k
“Më kanë rrahur, më çuan tek 5-a”,
Investigim Tirane

TIRANË-Prej një muaji fqinjët i kanë prerë ujin, sepse sic thotë ajo, ka një konflikt me familjet Isaku dhe Prifti në katet e para dhe të treta, për një shtesë, që zonja nuk pranon ta zgjerojë. Rasti i radhës në “Stop” ka të bëjë me 79-vjeçaren Eftali Qosja, e cila jeton e vetme në zonën e “21 Dhjetorit”, në katin e dytë të një pallati.

Eftali Qosja: Kam konflikt me komshinjtë, atë lartë dhe kjo poshtë. File Isaku, ky lartë është Natasha Prifti bashkë me Artur Priftin, burrë e grua.

Gazetarja: Ti nëna jeton në katin e dytë.

Eftali Qosja: Po.

Gazetarja: Ankesa jote është për komshinjtë e katit të parë dhe të katit të tretë.

Eftali Qosja: Po.

Gazetarja: Çfarë konflikti ke me ato?

Eftali Qosja: Konflikt se ai do të bëjë tek dritarja ime dhe unë s’e lë të bëjnë shtesë tek dritarja ime. Katin tim ta harrojë ai. Se lë kurrë unë!

Gazetarja: Çfarë shtese?

Eftali Qosja: Ja hajd ta tregoj unë këtu tek banja.

Gazetarja: Kjo është…?

Eftali Qosja: Po shtesa që do ai dhe unë nuk e lë tek dritarja të bëjë asgjë. Është kati im, nuk ka të drejtë ai.

Gazetarja: Kjo është molla e sherrit midis fqinjëve të tu. Dhe për këtë arsye, kush janë pasojat e këtij debati?

Eftali Qosja: Ka shumë kohë, më presin ujin, më prishin dritat, më kanë rrahur. Më morën më çuan tek 5-a, për të më bërë budallaqe me gjilpëra. Të gjitha deri më 7 Nëntor 2020.

Gazetarja: Me kë jeton këtu ti?

Eftali Qosja: Vetëm.

Gazetarja: Vetëm?

Eftali Qosja: Tërë jetën. Edhe kam qenë mirë, tani që u bë shtesa filluan gjithë debatet.

Gazetarja: Sa kohë ka që është bërë kjo shtesë?

Eftali Qosja: Në ’97-ën dhe ka filluar konflikti, ka filluar ndotjet. E çau shtëpinë të gjithë ky sipër, ja dhe uji futet gjithaçka. Mua më kanë plagosur, e më kanë bërë, çfarë s’më kanë bërë. Ja, më kanë rrahur, më kanë plagosur, e të gjitha.

E moshuara ka një muaj pa ujë. Ajo është ankuar në UKT, institucion, që ia ka rilidhur ujin. Por fqinjët ia kanë prerë sërish.

Gazetarja: Nuk është hera e parë që ty të ndërpresin ujin.

Eftali Qosja: Disa herë po, më shumë.

Gazetarja: Çfarë ke bërë kur të është ndërprerë, para Stopit?

Eftali Qosja: Kam shkuar tek ujësjellësi. Ujësjellësi ma ka lidhur, sa ikin ato e mbyll prapë ky lartë, bashkë me Filen poshtë.

Gazetarja: Familja Isaku dhe familja…?

Eftali Qosja: Artan Priftit.

Gazetarja: Përveç kësaj, ty të kanë ndërprerë edhe energjinë elektrike.

Eftali Qosja: Disa herë, e prisnin, e bëjnë, më rrihnin, më bënin e, më ka çuar policia në shtëpi.

Gazetarja: Dhe energjia elektrike të është lidhur sërish falë fqinjëve të tjerë që kanë ndërhyrë?

Eftali Qosja: Po.

Gazetarja: Ku e ke ndjekur ti këtë problem?

Eftali Qosja: Tek të gjithë, policia, në datën 7 Nëntor 2020, mua m’i dhanë lekë këta, e pagoi ai dhe ky, rajoni numër 2, Filja bashkë me atë Natasha Priftin.

Gazetarja: Çfarë masash ka marrë Komisariati nr.2 për këtë rast?

Eftali Qosja: Asgjë nuk mori, vetëm më mori mua më çoi tek 5-a, më bënë budallaqe me gjilpëra. Asnjë gjë se është i korruptuar.

Gazetarja: Nëna, ti çfarë kërkon?

Eftali Qosja: Unë kërkoj nga juve që të më lidhet uji dhe mos të më prekin se unë jam në pronën time. Edhe s’ka të drejtë kush të më preki se më kanë shkatërruar organet. Jam e sëmurë. Unë vuaj nga barku, nga zorrët, nga stomaku, nga reumatizma, nga tiroidet edhe gjoksi (pëshpërit)./TV Klan 

investigim tirane

Sondazh

Poll