Aktualitet

Bie zjarr në një banesë në Fier, shtëpia digjet plotësisht

Sipas policisë shkaku mendohet të jetë një sobë me dru.

8 Dhjetor 2023, 20:53 Nga h.k
Bie zjarr në një banesë në Fier, shtëpia digjet
Foto ilustruese

FIER-Një banesë në Fier është përfshirë nga flakët. Në Frakull të Madhe shtëpia e I.M 71 vjec është djegur plotësisht. Sipas policisë shkaku mendohet të jetë një sobë me dru. Policia po kryen hetimet për veprime të mëtejshme.

NJOFTIM I POLICISË

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00 në fshatin Frakull e Madhe, në banesën e shtetasit I. M., 71 vjeç, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht. Nuk ka dëme në njerëz.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qënë aksidental nga soba e drurëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

zjarr fier

Sondazh

Poll