Aktualitet

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, përplasen dy makina, 6 persona të lënduar mes tyre një 11-vjeçare

Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

8 Dhjetor 2023, 20:43 Nga I.A
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, përplasen dy makina, 6 persona
Aksident

TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Nga aksidenti dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Ndërkohë që nga përplasja kanë mbetur të lënduar 6 persona mes tyre dhe një 11-vjeçare. Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak Në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në fshatin Xibrakë, automjeti me drejtues shtetasin V. Ç., 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi V. Ç. dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me të dhe, si dhe një 11-vjeçare që udhëtonte në automjetin me drejtues shtetasin A. A. Të dëmtuarit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne aksin elbasan-librazhd

Sondazh

Poll