Aktualitet

Qytetarët: Përgjegjësia për korrupsionin është në nivelin e lartë

Në këto përgjigje duket qartë perceptimi që ata kanë për përgjegjësinë e korrupsionit, duke përforcuar se ajo është në nivelet e larta të politikës dhe administratës.

8 Dhjetor 2023, 21:53 Nga I.A
Qytetarët: Përgjegjësia për korrupsionin është
Sondazhi

TIRANË- Në gjetjet e fundit të Barometrit në Euronews Albania në një grupim pyetjesh drejtuar qytetarëve, për të kuptuar sjelljen e tyre ndaj korrupsionit, në analizën e të dhënave rezulton se, ata e shohin përgjegjësinë në nivelet e larta dhe e shohin veten të shkëputur e të pafuqishëm për të ndryshuar këtë fenomen.

Përshembull kur pyeten; Sa dakord jeni me shprehjet e mëposhtme:

1-“Politikanët mbrojnë interesat e të pasurve dhe jo të popullit”- dakordësia kap shifrën e 83.6%.

2-“Të gjithë politikanët korruptohen kur janë në pushtet”- dakordësia shkon në nivelin e 73.1%.

Në këto përgjigje duket qartë perceptimi që ata kanë për përgjegjësinë e korrupsionit, duke përforcuar se ajo është në nivelet e larta të politikës dhe administratës.

Nëse e krahasojmë përqindjen e dakordësisë së tyre me të tjera shprehje të një natyre tjetër, analiza tregon qartë se ata e shohin veten të shkëputur nga korrupsioni dhe përgjegjësia për të, por edhe të pafuqishëm për të pasur një rol në këtë fenomen.

Kur pyeten sa dakord jeni me shprehjet:

Po kështu një tjetër gjetje në analizën e këtij grupi të dhënash rezulton se ata nuk shohin dallim mes sjelljes së korrupsionit kur në pushtet është njëra apo tjetra palë, për ta, sjellja është njësoj.

Kur pyeten sa dakord jeni me shprehjet :

1- Kur është PS në pushtet, korrupsioni rritet ndjeshëm dhe 2- Kur është në pushtet PD korrupsioni rritet ndjeshëm, përqindjet e dakordësisë janë pak a shumë në të njëjtat nivele 48.4% dhe 51.3%.

Marrë nga Euronews

sondazhi

Sondazh

Poll