Aktualitet

Plagosje në Shkodër, plumbi qorr godit banorin në këmbë, përfundon në spital

I plagosuri ndodhet në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.

8 Dhjetor 2023, 16:47 Nga I.A
Plagosje në Shkodër, plumbi qorr godit banorin në
Policia

SHKODËR- Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se një plumb qorr ka kapur në këmbë një banor në fshatin Guci.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat. 

Njoftimi i Policisë:

Shkodër /Informacion paraprak Rreth orës 16:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonaal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. Z., 59 vjeç, banues në fshatin Guci, Shkodër, I cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

plagosje ne shkoder

Sondazh

Poll