Bota

Biden thirrje Netanyahut: Nevojë urgjente për të mbrojtur civilët në Rripin e Gazës

Presidenti amerikan këmbënguli se duhet t’u shpërndahen më shumë ndihma civilëve.

8 Dhjetor 2023, 07:50 Nga a.l
Biden thirrje Netanyahut: Nevojë urgjente për të mbrojtur
Joe Biden

SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu i cili tha se është nevojë absolute për të mbrojtur civilët në Rripin e Gazës, shkruajnë mediat e huaja. 

“Presidenti theksoi nevojën kritike për të mbrojtur civilët dhe për të ndarë popullatën civile nga Hamasi, duke përfshirë korridoret që lejojnë njerëzit të lëvizin të sigurt nga zonat e përcaktuara të armiqësive”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë. 

Presidenti amerikan këmbënguli se duhet t’u shpërndahen më shumë ndihma civilëve. Qeveria amerikane ka mbështetur fuqishëm Izraelin që nga sulmi i 7 tetorit i Hamasit në jug të territorit izraelit, gjatë të cilit u vranë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë.

joe biden benjamin netanyahu lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll