Bota

Lufta në Rripin e Gazës, vritet djali i ministrit izraelit

IDF nuk dha detaje të sakta rreth vdekjes së Gal Meir Eizenkot, 25 vjeç, përveçse se ai humbi jetën gjatë luftimeve në veri të Rripit të Gazës.

7 Dhjetor 2023, 19:38 Nga A.TH
Lufta në Rripin e Gazës, vritet djali i ministrit izraelit
Gal Meir Eizenkot

GAZA- Djali i ministrit të kabinetit qeveritar izraelit, Gadi Eizenkot u vra në luftime në veri të Gazës, thanë sot Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF). IDF nuk dha detaje të sakta rreth vdekjes së Gal Meir Eizenkot, 25 vjeç, përveçse se ai humbi jetën gjatë luftimeve në veri të Rripit të Gazës.

Benny Gantz, kreu i partisë së Unitetit Kombëtar, së cilës i përket Eizenkot, tha në një deklaratë se shprehte keqardhjen për humbjen e ushtarit 25 vjeçar, duke e konsideruar si të shenjtë kauzën për të cilin ai vdiq.

"Së bashku me gjithë Izraelin i dërgoj mbështetjen time Gadit dhe gjithë familjes së tij dhe një përqafim të madh. Ne të gjithë jemi të përkushtuar të vazhdojmë të luftojmë për kauzën e shenjtë për të cilën vdiq Gadi”, u shpreh Gantz.

Prej 60 ditësh, Izraeli po sulmon ushtarakisht Rripin e Gazës, në përgjigje të sulmit të Hamasit në 7 tetor.

gal meir eizenkot benny gantz

Sondazh

Poll