Bota

Me kërkesë të perëndimit, Izraeli do të hapë kalimin Kerem Shalom për Gazën

Kërcënimi i një rezolute të armëpushimit të OKB-së mund të ketë bërë që SHBA të rrisë presionin ndaj Izraelit edhe pse zgjidhja e dhënë nga Izraeli ende nuk është ajo që kishte kërkuar perëndimi.

7 Dhjetor 2023, 19:16 Nga A.TH
Me kërkesë të perëndimit, Izraeli do të hapë
Gaza

IZRAEL- Izraeli do të hapë vendkalimin Kerem Shalom me Gazën për inspektimin e kamionëve me ndihma humanitare për herë të parë që nga shpërthimi i luftës, tha sot një zyrtar i lartë izraelit. Sipas mediave të huaja, perëndimi ka bërë presion që kalimi të hapet për më shumë se një muaj për të lejuar më shumë ndihmë në Rripin e Gazës, por ka hasur në rezistencën izraelite. Kërcënimi i një rezolute të armëpushimit të OKB-së mund të ketë bërë që SHBA të rrisë presionin ndaj Izraelit edhe pse zgjidhja e dhënë nga Izraeli ende nuk është ajo që kishte kërkuar perëndimi.

Kolonel Elad Goren, nga ndërlidhja ushtarake izraelite, nuk dha një datë për hapjen e kalimit dhe tha se pika e kalimit do të përdoret për të rritur kapacitetin për të inspektuar kamionët e ndihmës, por jo për të lejuar ndihmën direkt në Gaza.
Ndihma pas inspektimit do të kërkohet të dërgohet në vendkalimin Rafah në Egjipt. Goren tha se edhe pa Kerem Shalom, Izraeli është në gjendje të lehtësojë hyrjen e deri në 250 kamionëve ndihma çdo ditë përmes kalimit të Egjiptit në Rafah.

Ai fajësoi procesin e mbledhjes së OKB-së për rrjedhën e ngadaltë të ndihmës, dhe jo procesin e inspektimit izraelit. OKB-ja tha dje se 80 kamionë që transportonin furnizime humanitare dhe 69,000 litra karburant hynë nga Egjipti në Gaza.

kerem shalom lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll