Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Mediat ndërkombëtare: Vrasjet e gazetarëve të hetohen si krime lufte

Issam Abdallah, një kameraman dhe gazetar 37-vjeçar, u vra menjëherë nga një predhë dhe plagosi rëndë fotografen e AFP-së, Christina Assi, 28 vjeçe, e cila kishte një këmbë të amputuar dhe është ende në spital.

7 Dhjetor 2023, 19:00 Nga A.TH
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Mediat ndërkombëtare: Vrasjet e
Issam Abdallah

GAZA- Grupet e të drejtave të njeriut bënë thirrje sot për hetime për krimet e luftës, lidhur me bombardimet izraelite që në 13 tetor qëlluan ndaj gazetarëve në Liban. Predhat e tankeve izraelite të qëlluara me radhë vranë një gazetar të Reuters dhe plagosën gjashtë të tjerë teksa filmonin në Liban më 13 tetor, kanë zbuluar hetimet nga punëdhënësit e tyre.

Grupet e të drejtave të njeriut kërkuan një hetim të krimeve të luftës për sulmet, pasi kryen hetimet e tyre të pavarura dhe arritën të njëjtin përfundim. Issam Abdallah, një kameraman dhe gazetar 37-vjeçar, u vra menjëherë nga një predhë dhe plagosi rëndë fotografen e AFP-së, Christina Assi, 28 vjeçe, e cila kishte një këmbë të amputuar dhe është ende në spital, shkruhet në raportin e publikuar sot.

Një tjetër predhë, plagosi të tjerët në grup, të cilët po udhëtonin dhe punonin së bashku dhe shkatërroi një automjet të përdorur nga gazetarët e Al Jazeera. Provat e paraqitura në raport përfshinin analiza të ekspertëve të fragmenteve të municioneve, imazhe satelitore, rrëfime të të mbijetuarve dhe regjistrime video të filmuara nga grupi dhe gazetarë të tjerë para dhe gjatë sulmit.

“Dëshmitë që kemi tani dhe i kemi publikuar sot, tregojnë se një ekuipazh tanku izraelit vrau kolegun tonë Issam Abdallah”, tha kryeredaktorja e Reuters, Alessandra Galloni, duke kërkuar shpjegime nga Izraeli se si ka ndodhur kjo.

Ligji ndërkombëtar ndalon shënjestrimin e gazetarëve dhe grupi kishte zgjedhur një vend për filmim në një kodër të hapur ku ata dukeshin qartë. Ata kishin të gjithë të veshur helmeta blu dhe xhaketa me shënimin "Press" dhe kishin qenë në të njëjtin vend për gati një orë. Amnesty International dhe Human Rights ëatch thanë se sulmet duhet të hetohen si krime të mundshme lufte, pasi të kryejnë hetimin e tyre. Në fillim të dhjetorit grupi raportoi se 63 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë deri më tani në konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit.

issam abdallah

Sondazh

Poll