Aktualitet

I zhdukur prej 40 ditësh, familjarët e 60-vjeçarit të humbur në Bulqizë s’kanë marrë asnjë informacion që prej ditë

3 Nëntor 2019, 14:13 Nga DOSJA
I zhdukur prej 40 ditësh, familjarët e 60-vjeçarit të

Policia e Bulqizës ka raportuar se një 60-vjeçar nga lagjia Allmete e Bulqizë, rezulton i humbur prej më shumë se 40 ditësh.

Sipas policisë familjarët e Duriçit kanë bërë një denoncimin për zhdukjen e  60-vjeçarit, ndërkohë që ka nisur hetimi për këtë çështje.

Të gjithë familjarët e të moshuarit kanë kanë shprehur shqetësimin dhe dyshimet e tyre për zhdukjen e 60 vjeçarit, dhe janë të shqetësuar se çmund të ketë ndodh me të prej më shumë se një muaj.

Sipas një prej të afërmëve të Kadri Duriçit, Abaz Pepa shprehet se që prej ditës që kanë bërë  denoncimin në policinë e Bulqizës nuk kanë marrë asnjë informacion.

Pepa i ka bërë thirrje policisë të zbardhë ngjarjen si dhe ka kërkuar ndihmë edhe nga banorë të zonës që mund të kenë parë 60 vjeçarin gjatë kohës që është larguar nga shtëpia.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 60 vjecari abaz pepa bulqize kadri duriçi nje i humbur ne bulqize 60 vjecari abaz pepa bulqize kadri duriçi nje i humbur ne bulqize

Sondazh

Poll