Aktualitet

Theu masën e sigurisë, arrestohet 29-vjeçari në Rrogozhinë

Mësohet se i riu ka dalë jashtë banese dhe është vënë në pranga në flagrancë. 

7 Dhjetor 2023, 15:08 Nga I.A
Theu masën e sigurisë, arrestohet 29-vjeçari në
Policia

RROGOZHINË- Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Rrogozhinë, pasi ka thyer masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. Mësohet se i riu ka dalë jashtë banese dhe është vënë në pranga në flagrancë. 

Njoftimi i Policisë:

Kavajë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kapën dhe arrestuan shtetasin E. K., 29 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi duke dalë jashtë banese, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata, për përkrahje të autorit të krimit, në lidhje me një vrasje të kryer në mars të vitit 2023. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

policia e kavajes

Sondazh

Poll