Aktualitet

U ekzekutua sot në Fier/ 41-vjeçari nipi i Demir Backës, biznesmenit që u vra rreth një vit më parë

Fisi Backa, me të cilin raportohet se ka lidhje viktima është me origjinë nga Kosova e banim të hershëm në Fier si dhe janë mjaft të fuqishëm ekonomikisht në këtë qytet, të konsideruara ndër 2 familjet më të pasura.

7 Dhjetor 2023, 12:39 Nga r.ll
U ekzekutua sot në Fier/ 41-vjeçari nipi i Demir Backës,
demir backa

FIER- Elton Javori, 41-vjeçari që ukzekutua mesditën e sotme në lagjen "16 prilli në Fier" raportohet se është nipi i Medi dhe Demir Backës, të vrarë në vitet 1997 dhe në 2021. Medi Backa, i njohur si anëtar i bandës së Fierit u vra në 1997 në Masakrën e Levanit.

Demir Backa u ekzekutua në një atentat më 23 Tetor të 2021-it pranë një qendre tregtare në Fier. Fisi Backa, me të cilin raportohet se ka lidhje viktima është me origjinë nga Kosova e banim të hershëm në Fier si dhe janë mjaft të fuqishëm ekonomikisht në këtë qytet, të konsideruara ndër 2 familjet më të pasura.

Vrasja ndodhi rreth orës 11:00 në lagjen “16 Prilli”, e njohur ndryshe si lagjia e Backallinjve, në rrethana momentalisht të paqarta. Në një informacion zyrtar për mediat, policia e Fierit tha se ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij. Bëhet me dije se autori i krimit të rëndë është identifikuar si Agim Gashi, 35 vjeç, i cili është larguar nga vendngjarja me një makinë tip "Mercedes-Benz". Javori u vra 100 metër larg banesës së tij. 

demir backa vritet elton javori

Sondazh

Poll