Aktualitet

Mjeti “Porsche” në mes të rrugës, dera e shoferit e hapur! Pamjet nga vendi ku u ekzekutua Javori në Fier, sapo ishte kthyer nga Gjermania

Elton Javori u ekzekutua rreth 100 metra larg banesës së tij dhe mësohet se kishte gati 2 javë që ishte kthyer nga Gjermania.

7 Dhjetor 2023, 13:00 Nga A.B
Mjeti “Porsche” në mes të rrugës, dera e shoferit e
Makina

FIER- Këto janë pamjet e mjetit 'Porsche', me të cilin udhëtonte 41-vjeçari, Elton Javori përpara se të ekzekutohej në lagjen “16 prilli” në qytetin e Fierit. Automjeti ndodhet në mes të rrugës me derën e shoferit hapur. Dyshohet se viktima është qëlluar sapo ka zbritur nga automjeti me dy plumba në bark. Ai u transportua drejt spitalit të Fieri, por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra.

Elton Javori u ekzekutua rreth 100 metra larg banesës së tij dhe mësohet se kishte gati 2 javë që ishte kthyer nga Gjermania.


Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:00 në lagjen “16 Prilli”, e njohur ndryshe si lagjia e Backallinjve, në rrethana momentalisht të paqarta. Në një informacion zyrtar për mediat, policia e Fierit tha se ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij./Dosja.al

vritet elton javori

Sondazh

Poll