Aktualitet

Privatizimi i “Buka”/ SPAK mbyll hetimet ndaj Ahmetajt, dërgon dosjen në GJKKO

Më herët, ish-ministri i Financave ka deklaruar nga arratia se në procedurën e privatizimit të fabrikës së bukës në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë, ka mbrojtur interesat e shtetit dhe nuk e ka shkelur detyrën.

7 Dhjetor 2023, 13:14 Nga A.B
Privatizimi i “Buka”/ SPAK mbyll hetimet ndaj Ahmetajt, dërgon
Arben Ahmetaj

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit (SPAK) ka dërguar në GJKKO dosjen e privatizimit të ish-fabrikës “Buka”. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.

Aktualisht po vijojnë hetimet për biznesmenin Lirim Fezollari me të cilin dyshohet se Ahmetaj kishte lidhje më shumë se institucionale. Po ashtu nën hetim janë dhe 6 ish-punonjës të Ministrisë së Financave. Lidhur me këtë aferë që sipas SPAK, i ka shkaktuar dëm prej 7 miliardë lekësh buxhetit të shtetit, Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Më herët, ish-ministri i Financave ka deklaruar nga arratia se në procedurën e privatizimit të fabrikës së bukës në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë, ka mbrojtur interesat e shtetit dhe nuk e ka shkelur detyrën. Ai e cilësoi hetimin e ri ndaj tij, si aktin e dytë të tragji-komedisë së politiko-drejtësisë.

arben ahmetaj

Sondazh

Poll