Aktualitet

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” dorëzon një draft-propozim në Kuvend për votën e emigrantëve

Edlira Çepani tha për gazetarët e pranishëm se Lëvizja kërkon që të nisin procedurat për votën e diasporës.

7 Dhjetor 2023, 12:37 Nga A.B
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” dorëzon një
Edlira Cepani

TIRANË- Lëvizja “Shqipëria Behet” ka dorëzuar ditën e sotme në Kuvend një draft propozim (drejtuar 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë) për ushtrimin e të drejtës së votës për shtetasit shqiptarë me qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë territorit Shqipërisë.

Edlira Çepani tha për gazetarët e pranishëm se Lëvizja kërkon që të nisin procedurat për votën e diasporës. Mes të tjerash ajo shtoi se te garantohet vota e shqiptarëve jashtë vendit.

“Kërkojmë të nisë procedura për votën e diasporës. Të garantohet vota e shqiptarëve jashtë vendit. Shqiptaret të votojnë nga vendet ku ata jetojnë.”, tha Çepani./Dosja.al

shqiperia behet

Sondazh

Poll