Aktualitet

Vrasja e 41-vjeçarit në Fier, policia: Autori është identifikuar!

Ngjajra ka ndodhur në lagjen "16 Prilli' dhe viktima është një 41-vjeçar i identifikuar me emrin Elton Javori.

7 Dhjetor 2023, 11:25 Nga a.l
Vrasja e 41-vjeçarit në Fier, policia: Autori është
Pamje nga vendi i ngjarjes

FIER- Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotmë në Fier, ku një person është vrarë me armë zjarri. Ngjajra ka ndodhur në lagjen "16 Prilli' dhe viktima është një 41-vjeçar i identifikuar me emrin Elton Javori. Policia bën me dije se autori i ngjarjes është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.  

NJOFTIMI I POLICISË: 

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen "16 prilli", është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

vritet elton javori

Sondazh

Poll