Aktualitet

"S'kam shkelur asnjë ligj"/ GJKKO konfirmon masën e sigurisë 'pezullim detyre' për Prefektin, Granit Gjana

SPAK thekson se hetimet ndaj Gjanës nisën në kohën kur ai ishte nënkryetar i Bashkisë së Kukësit në lidhje me një tender për blerjen e karburantit me vlerë 21.000.0000 lekë.

7 Dhjetor 2023, 09:45 Nga A.B
"S'kam shkelur asnjë ligj"/ GJKKO konfirmon masën e
Granit Gjana

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën për pezullimin nga detyra për prefektin e Qarkut të Kukësit, Granit Gjana. Ai shkoi ditën e sotme në SPAK, ku është njohur me masën e sigurisë ndaj tij, ndërsa pretendon se nuk ka shkelur asnjë ligj.

“S'kam shkelur asnjë ligj kur kam qenë nënkryetar i Bashkisë Kukës”, ka deklaruar ai.

SPAK thekson se hetimet ndaj Gjanës nisën në kohën kur ai ishte nënkryetar i Bashkisë së Kukësit në lidhje me një tender për blerjen e karburantit me vlerë 21.000.0000 lekë. Sipas hetimeve, Gjana ka dëmtuar interesat e ligjshëm të personit juridik “U. C.” Shpk, duke e penguar këtë subjekt për t’u kualifikuar në procedurën e prokurimit të mësipërm./Dosja.al

granit gjana

Sondazh

Poll