Aktualitet

Aksident në rrugën Sarandë-Delvinë, mjeti del nga rruga dhe përmbyset

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar.

7 Dhjetor 2023, 07:37 Nga A.B
Aksident në rrugën Sarandë-Delvinë, mjeti del nga rruga dhe
Makina e permbysur

SARANDË- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në segmentin rrugor Sarandë–Delvinë, pjesë e rrugës Sarandë–Kardhiq.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar. Në këtë segment rrugor, vetëm këtë javë janë shënuar 3 aksidente të njëjta, ku automjetet kanë dalë nga rruga dhe janë përmbysur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./Dosja.al

aksident ne sarande

Sondazh

Poll