Aktualitet

Ktheu banesën në bazë të grupeve kriminale, Gjykata e Lezhës lë në burg Aleks Lulashin

Gjatë marrjes ne pyetje ne polici, 40-vjeçari mësohet të ketë mohuar të ketë lidhje me grupet kriminale duke deklaruar se sendet e paligjshme i shiste dhe i blinte. 

7 Dhjetor 2023, 11:10 Nga A.B
Ktheu banesën në bazë të grupeve kriminale, Gjykata e
Aleks Lulashi

TIRANË- Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 40 vjeçarin Aleks Lulashi i cili u arrestua më 5 dhjetor. Ai u vu në pranga pasi banesa në pronësi të tij ishte kthyer në bazë për grupet kriminale për furnizimin me automjete të vjedhura.

Gjatë marrjes ne pyetje ne polici, 40-vjeçari mësohet të ketë mohuar të ketë lidhje me grupet kriminale duke deklaruar se sendet e paligjshme i shiste dhe i blinte. 

Shtëpia bazë furnizimi me mjete për grupet kriminale me qëllim kryerjen e krimeve u zbuluar nga policia mëngjesin e 5 dhjetorit 2023 në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit" si rezultat i hetimeve të thelluara që po kryhen intensivisht për të zbardhur ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura së fundi në territorin e Qarkut të Lezhës.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan 1 automjet tip "Mazda", me ndërhyrje dhe me dëmtime në strukturën e tij, për të pamundësuar përcaktimin e të dhënave të automjetit, 5 motomjete me fuqi të lartë motorike, të dyshuar të vjedhur, 4 palë targa, për automjete dhe motomjete, të dyshuara të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në Kosovë./Dosja.al

aleks lulashi

Sondazh

Poll