Bota

"Situata tepër kritike", OBSH paralajmëron: Do të përhapen sëmundjet ngjitëse në Gaza

Përfaqësuesi i OBSH-së për Bregun Perëndimor dhe Gazën, Dr. Richard Peeperkorn, thotë se njerëzit e zhvendosur po kërkojnë për çarçafë, për dru, për gjithçka.

7 Dhjetor 2023, 11:07 Nga r.ll
"Situata tepër kritike", OBSH paralajmëron: Do të
foto ilustruese

SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se është e shqetësuar për përhapjen e sëmundjes në Gaza, pasi palestinezët e zhvendosur luftojnë për të mbijetuar në mes të bombardimeve të Izraelit në enklavën e rrethuar.

Përfaqësuesi i OBSH-së për Bregun Perëndimor dhe Gazën, Dr. Richard Peeperkorn, thotë se njerëzit e zhvendosur po kërkojnë për çarçafë, për dru, për gjithçka.

"Ne jemi vërtet të frikësuar për përhapjen e sëmundjeve infektive, sëmundjeve të shkaktuara nga uji," thotë ai dhe e përshkruan situatën e ujit si tepër kritike kudo.

Spitali Al-Nasser në Khan Younis po strehon mijëra pacientë, thotë ai, edhe pse ka një kapacitet prej vetëm 350.

“Reparti i traumës ishte një zonë lufte kur e vizituam”, thotë ai. "Shumë pacientë të traumës në dysheme, duke bërtitur të frikësuar nga anëtarët e familjes."

obsh

Sondazh

Poll