Bota

Makina gati me thesin në bagazh, pamjet nga minutat e fundit të jetës së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska para se të rrëmbehej

Më pas në një foto tjetër, shfaqet një detaj në pjesën epasmetë makinës, ku duket një thes i bardhë në të cilën 14-vjeçarja është lidhur. 

7 Dhjetor 2023, 09:53 Nga a.l
Makina gati me thesin në bagazh, pamjet nga minutat e fundit të
Vanja Gjorçevska

MAQEDONI E VERIUT- Detaje të reja janë zbardhur nga rrëmbimi e më pas vrasja makabër e 14 vjeçares, Vanja Gjorçevska në Maqedoninë e Veriut, ku autor kryesor dyshohet se është Pançe Zhezovski, ndërsa i përfshirëështë edhe babai i të miturës Aleksandri.

Mediat vendase kanë publikuar së fundmi momentin kur e mitura rrëmbehet dhe lëvizjet e autorëve pak para se Vanja të përfundonte në bagazhin e makinës. Makina që i përkiste berberit që u gjet i vrarë pranë trupit të Vanjës, tip 'Citroen' shihet duke qarkulluar rreth orës 07:55 përgjatë rrugës numër 1 në lagjen Vizbegovë.

Makina gati me thesin në bagazh, pamjet nga minutat e fundit të
Makina

Më pas në një foto tjetër, shfaqet një detaj në pjesën epasmetë makinës, ku duket një thes i bardhë në të cilën 14-vjeçarja është lidhur. 

Makina gati me thesin në bagazh, pamjet nga minutat e fundit të
Thesi

Ndërsa në foton e fundit shfaqet tymi i makinës së djegur nga autorët për të humbur gjurmët.

Makina gati me thesin në bagazh, pamjet nga minutat e fundit të
Djegia e makinës

14-vjeçarja dyshohet se ka humbur jetën nga asfiksia dhe pas kësaj rrëmbyesit e kanë vrarë duke e qëlluar dy herë me armë zjarri.

Kujtojmë se më herët në një konferencë për media, Prokuroria Themelore Publike deklaroi se makina në të cilën u rrëmbye Vanja është marrë nga Pançe Zhezovski. Më 22 nëntor, rrëmbyesit kanë hyrë në shtëpinë e viktimës, e kanë sulmuar fizikisht dhe e kanë marrë me makinë deri në afërsi të fshatit Rudnik, ku e kanë vrarë me armën e njërit prej të dyshuarve.

 

vanja gjorçevska

Sondazh

Poll