Bota

E rëndë! 14-vjeçare ruse hap zjarr ndaj shokëve të klasës, qëllon për vdekje një nxënës e më pas vret veten

Mes të plagosurve thuhet se ka edhe fëmijë. 

7 Dhjetor 2023, 10:18 Nga a.l
E rëndë! 14-vjeçare ruse hap zjarr ndaj shokëve të
Rusi

RUSI- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Rusi në ambientet e shkollës 'Bryansk'. Mediat e huaja raportojnë se një nxënëse 14-vjeçare ka qëlluar me armë drejt shokëve të klasës, ku për pasojë njëri prej tyre ka ndërruar jetë dhe 5 të tjerë kanëmbetur të plagosur. 

Siç raportojnë mediat e huaja, përpara se të mbërrinte policia, adoleshentja ka vrarë veten. Mes të plagosurve thuhet se ka edhe fëmijë. 

Videoja e shpërndarë nga Ria Novosti tregonte fëmijët të strukur në një klasë pas një dere të barrikaduar me tavolina dhe karrige të ngritura gjatë sulmit.

Babai i vajzës u mor për t'u marrë në pyetje si dëshmitar. Hetuesit gjithashtu donin ta pyesnin atë se si vajza e tij kishte në zotërim armën. 

vrasje ne rusi

Sondazh

Poll