Bota

Sanksionoi individë dhe subjekte për lidhjet me Rusinë/Kina paralajmëron Britaninë: Do përballeni me përgjigje të fortë

Ambasada e Kinës tha se kundërshton me vendosmëri sanksionet dhe ka paralajmëruar se çdo veprim që dëmton interesat e Kinës do të përballet me një përgjigje të fortë.

6 Dhjetor 2023, 19:04 Nga A.TH
Sanksionoi individë dhe subjekte për lidhjet me Rusinë/Kina
Foto ilustruese

KINË- Ambasada e Kinës thotë se kundërshton me vendosmëri sanksionet dhe paralajmëron se çdo veprim që dëmton interesat e Kinës do të përballet me një përgjigje të fortë. Kina ka akuzuar Britaninë për shkelje të ligjit ndërkombëtar pasi Britania e Madhe njoftoi sanksione të reja për individët dhe grupet që mbështesin dhe financojnë makinën e luftës së Putinit.
Ambasada e Kinës tha se kundërshton me vendosmëri sanksionet dhe ka paralajmëruar se çdo veprim që dëmton interesat e Kinës do të përballet me një përgjigje të fortë.

Në një deklaratë, ambasada këmbënguli se Pekini kishte mbetur objektiv dhe i drejtë për luftën në Ukrainë dhe i kërkoi Mbretërisë së Bashkuar të korrigjonte gabimet e saj dhe të tërheqë sanksionet ndaj firmave kineze, raportojnë mediat e huaja.
Dyzet e gjashtë sanksione të reja u njoftuan nga Britania e Madhe dhe lista e objektivave përfshin biznese në Kinë, si dhe firma në Bjellorusi, Serbi, Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Uzbekistan, të cilat qeveria tha se vazhdojnë të mbështesin pushtimin e paligjshëm të Rusisë në Ukrainë.

Individët dhe subjektet e sanksionuara

Sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar kishin në shënjestër 31 persona dhe subjekte që tha se ishin të lidhura me projektimin dhe prodhimin e dronëve dhe pjesëve të raketave dhe importimin e komponentëve elektronikë. Tre entitete kineze, Asia Pacific Links Limited, Sinno Electronics Co., Limited dhe Xinghua Co, Limited, ishin në shënjestër për furnizimin e mallrave të sanksionuara.

Katër subjekte me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, thuhet se ishin të përfshirë në tregtimin e naftës ruse, u prekën gjithashtu, si dhe të tjera të lidhura me grupin mercenar ëagner. Një organizatë bjelloruse e mbrojtjes, për të cilën Britania e Madhe tha se kishte prodhuar teknologji ushtarake të përdorur nga Minsku për të mbështetur përpjekjet luftarake të Rusisë, u sanksionua gjithashtu.

“Sanksionet e sotme do të godasin Putinin aty ku dhemb, duke dëmtuar sistemet ruse të mbrojtjes dhe duke goditur zinxhirët e paligjshëm të furnizimit që mbështesin makinën luftarake të Rusisë”, tha ministrja e jashtme, Anne-Marie Trevelyan.

Ky vendim i qeverisë britanike e çon numrin total të individëve të sanksionuar në më shumë se 1600 me 250 subjekte të tjera.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll