Bota

Forcat izraelite rrethojnë shtëpinë e liderit të Hamasit/ Netanyahu: Çështje kohe kapja e Sinwar

Më herët, nënkoloneli Peter Lerner, një zëdhënës i ushtrisë izraelite foli për vendosmërinë e forcave ushtarake për të eleminuar Sinwar.

6 Dhjetor 2023, 19:29 Nga A.TH
Forcat izraelite rrethojnë shtëpinë e liderit të Hamasit/
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri Benjamin Netanyahu tha sot se forcat izraelite kanë rrethuar shtëpinë e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar. Kreu i qeverisë në Rripin e Gazës, është në shënjestrën e Izraelit qëkur ai urdhëroi sulmin e 7 tetorit në territorin izraelit. Ai besohet se fshihet në labirintet e tuneleve poshtë Gazës, raportojnë mediat e huaja.

“Pra, shtëpia e tij nuk është kështjella e tij dhe ai mund të shpëtojë, por është vetëm çështje kohe para se ta kapim atë”, tha Netanyahu.

Më herët, nënkoloneli Peter Lerner, një zëdhënës i ushtrisë izraelite foli për vendosmërinë e forcave ushtarake për të eleminuar Sinwar.

“Ai zgjodhi t'i dërgonte kasapët në dhomat tona të gjumit për të vrarë foshnjat tona. Dhe kur ata zgjodhën të dilnin në frontin e plotë kundër Izraelit, ata nënshkruan urdhrin e tyre të vdekjes. Një i vdekur duke ecur. Ne do të arrijmë tek ai njeri,” tha Lerner.

Netanyahu shtoi gjatë fjalimit të tij se Izraeli do të vazhdojë të shtyjë Kryqin e Kuq për akses ndaj pengjeve që mbeten në Gaza.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll