Bota

Bënin gara në rrugët e Nju Jorkut, përplaset dhe merr flakë Lamborgini, vdes një 21- vjeçare

I riu u dërgua në paraburgim, por nuk dihet, sipas mediave amerikane, me çfarë akuzash do të përballet. Në makinë ndodhej edhe një 37-vjeçar i cili gjithashtu mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital.

6 Dhjetor 2023, 18:09 Nga A.TH
Bënin gara në rrugët e Nju Jorkut, përplaset dhe merr
aksident

SHBA- Një Lamborghini u përfshi nga flakët kur, pas një gare të çmendur nëpër rrugët e Nju Jorkut, u përplas me një nga parmakët anësorë të rrugës. Nga përplasja ka ndërruar jetë pasagjerja 21 vjeçare, ndërsa drejtuesi i Lamborghini-t, 22-vjeçari, Alejandro Rentas, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raportojnë mediat e huaja.

I riu u dërgua në paraburgim, por nuk dihet, sipas mediave amerikane, me çfarë akuzash do të përballet.
Në makinë ndodhej edhe një 37-vjeçar i cili gjithashtu mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital. Një kalimtar i rastit që pa përplasjen dhe nxitoi për të ndihmuar në nxjerrjen e shoferit, arriti të nxirrte shoferin, por nuk mundi të tërhiqte pasagjeen, e cila përfundimisht vdiq.

Ai tha gjithashtu se shoferi dukej se ishte me shpejtësi dhe shprehu dyshimet se oficerët mund të ishin në ndjekje të tij.
Sipas burimeve policore, shoferi 22-vjeçar ka kaluar në semafor të kuq, policia i ka bërë shenjë të ndalojë por ai ka rritur shpejtësinë.

aksident në shba

Sondazh

Poll