Bota

Lajçak takohet me anëtarët e Bundestagut, merr mbështetje për dialogun

Mes tjerash, Lajçak është shprehur falënderues për mbështetjen e Gjermanisë në dialog.

6 Dhjetor 2023, 17:14 Nga a.l
Lajçak takohet me anëtarët e Bundestagut, merr mbështetje
Lajçaku takohet me anëtarët e Bundestagut, merr mbështetje për dialogun

GJERMANI- I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar të mërkurën se është takuar me anëtarët e Komitetit për Çështje të BE-së në Bundestagun gjerman. Ai ka thënë se kanë biseduar për momentin e ri për zgjerimin e BE-së, gjendjen në dialog si dhe hapat e ardhshëm. Mes tjerash, Lajçak është shprehur falënderues për mbështetjen e Gjermanisë në dialog.

“Patëm një shkëmbim të hapur she të thellë, sot në Bruksel, me anëtarët e Komitetit për Çështje të BE-së në Bundestagun e Gjermanisë. Ne kemi folur për momentin e ri për zgjerimin e BE-së, gjendjen në dialog si dhe hapat e radhës. Falënderues për mbështetjen e Gjermanisë për punën time dhe rrugën drejt BE-së të gjithë rajonit”, ka shkruar emisari për dialogun.

miroslav lajcak

Sondazh

Poll